Çfarë janë deficitet sensoriale dhe si mund të tejkalohen

 


 Deficiti Sensorial, apo ndryshe Çrregullimi i Perceptimit Ndijor (Sensory Processing Disorder – SPD), është çrregullim që ka të bëjë me aftësinë e trurit për të procesuar informacione shqisore apo stimul. Informacioni sensorik apo ndijor, përfshin gjëra që shihen, dëgjohen, nuhaten, preken apo shijohen. SPD është çrregullim që mund të ndikojë në perceptimin e një apo më shumë stimujve, si dhe mund të manifestohet në dy mënyra; hipersensitivitet (ndjeshmëri e tepërt në shqisa) apo hiposensitivitet (ndjeshmeri e ulët në shqisa).

Ky lloj çrregullimi është më i përhapur tek fëmijët sesa tek të rriturit dhe ka mendime të ndryshme sa i përket manifestimit në jetën e përditshme. Sipas ekspertëve, mendohet se SPD është simptomë e diagnozave primare si: Çrregullimi i Spektrit të Autizmit, Çrregullimeve të Vëmendjes, Hiperaktivitetit, Ankthit etj.

 

Simptomat

Disa shembuj nga simptomat e SPD përfshijnë; ndjeshmëri të lartë apo të ulët në tinguj, veshje apo edhe teksturë të ushqimit. Nëse një fëmije, veshjet i shkaktojnë parehati mbi lëkurë, drita shkëlqen shumë, ndjen zhurmë të madhe, nuk ka balancë në ecje, nuk janë rehat në luhatëse apo nuk hanë ushqime me tekstura të larmishme, konsiderohet me hipersensitivitet. Mirëpo rastet në të cilat fëmija reagon dobët ndaj shqisave, p.sh. nuk ndjen kur i rrjedhin hundet, nuk i pengon zhurma e madhe, gjen interes në ndërrim të ndriçimit, rrotullohet dhe nuk ndjen marramendje, etj. konsiderohet hiposensitiv.

Ky lloj çrregullimi është ende në studim e sipër, por mendohet se ka lidhje me gjenetikën dhe çrregullimet neurozhvillimore. SPD nuk ka medodë preventive pasi akoma nuk dihet shkaktari.

Përsa i përket terapisë SPD, preferohet të fillohet puna me terapiste sa më herët. Secili trajtim është i personalizuar për femijën në bazë të situatës dhe nevojës. Trajtimi përfishin mësimin e kontrollimit të ndjeshmërisë ndaj një stimuli në situata të caktuara së bashku me terapistin, i cili e ndihmon femijën gradualisht të mësojë reagimin shqisor.

Gjithashtu, rekomanduhet edhe bashkpunimi me prindërit në mënyrë që trajtimi të jetë i vazhdueshëm dhe në përputhshmëri.

Strategjitë për përballimin e sjelljeve negative në fëmijërinë e hershme




Janë të rriturit ata që duhet të ruajnë kontrrollin emocional kur ndodh një sjellje e keqe e fëmijës. Kjo sjellje ka një domethënie për fëmijën, por ata nuk dinë saktësisht të përcaktojnë arsyen se pse po ndodh kjo sjellje.

Nëse flasim për rastet kur fëmijët e përsërisin shpesh një sjellje negative, atëherë ju si të rritur duhet të vëzhgoni sjelljen për të kuptuar shkakun. Kështu duke konsideruar se cila situatë çoi në sjellje, mund të shihen rrugëdalje të tilla si mundësinë e parandalimit të situatës për të trajtuar në mënyrë më efektive sjelljen nga këndvështrimi i origjinës së saj.

Për fëmijët, vëmendja është një shpërblim më vete. Shpesh, fëmijët do të veprojnë në mënyra kundërshtuese, negative, nga mërzia ose dëshira për t'u vënë re. Për këtë lloj sjelljeje, tërheqja e vëmendjes ndaj saj mund të përforcojë veprimin dhe të krijojë vazhdim të mëtejshëm.

Injorimi në mënyrë aktive i sjelljes negative, i shoqëruar me përforcimin e vazhdueshëm të sjelljes pozitive, i mëson fëmijët se nëse duan që sytë tuaj t'i drejtohen atyre, ata duhet ta fitojnë atë duke bërë më të mirën.

Ndërsa përforcimi pozitiv është mënyra kryesore për të siguruar që fëmijët të përmbushin pritshmëritë tuaja, vendosja e pasojave është e nevojshme për të parandaluar sjelljen e keqe. Fëmijët do të kuptojnë dhe respektojnë rregullat tuaja kur pasojat dihen paraprakisht, zbatohen vazhdimisht dhe në mënyrë proporcionale.

Qëllimi i vendosjes së pasojave është të ndihmojë fëmijët të bëjnë përparim drejt modelimit të sjelljes që dëshironi të shihni. Për të nxitur këtë rritje, pasojat duhet të kenë një lidhje të qartë me sjelljen e përfshirë - për shembull, nëse një fëmijë po keqpërdor një lodër, një pasojë e natyrshme do të ishte që ai nuk mund ta përdorë atë lodër për pjesën tjetër të ditës.

Mund të jetë më e lehtë për fëmijët dhe prindërit që të menaxhohet sjellja tek fëmijët nëse:

Zbulohen problematikat

Kuptohen shkaqet e problemeve

Ndërtohen strategji

Hartohet plan për menaxhim të problematikave tek fëmijët nëse sjellja është e kombinuar mes shqetësuese dhe dëmtuese (ndaj objekteve, vetes, të tjerëve). 

Për shqetësime që nuk arrini ti menaxhoni kërkoni këshillë tek psikologu. 

Asnjë sjellje e fëmijës nuk është pa shkak.


Inkurajimi i sjelljes së mirë tek fëmijët

 

Për të nxitur sjelljen pozitive tek fëmijët na ndihmojnë:

1. Vendosja e pritshmërive të qarta për sjelljen - Kur fëmijët e dinë saktësisht se çfarë do të thotë sjellje e mirë, është e lehtë të ndiqen rregullat. Pritjet e paqarta mund të çojnë në pasiguri dhe ankth. Fëmijët pavarësisht moshës, ende mësojnë se çfarë do të thotë sjellje e mirë, ndaj kanë nevojë për shumë specifika dhe detajime. Nëse marrim si shembull shprehjen që ju themi fëmijëve "duhet të jesh i sjellshëm me të tjerët", mund të jetë shumë abstrakte për të vegjlit, por "le të themi vjershën me rradhë, fillo ..." i referohet një veprimi të vërtetë që ata mund ta bëjnë.

2. Krijimi i një mjedisi të strukturuar me rutina dhe orare

Rutinat dhe oraret u japin fëmijëve një ndjenjë sigurie në mjedisin e tyre që çon në besim, lumturi dhe sjellje të mirë. Një orar vizual, i përforcuar çdo ditë, i ndihmon fëmijët të mbajnë parasysh atë që duhet të bëjnë më pas, në mënyrë që të mos humbasin fokusin gjatë periudhave nga një aktivitet në tjetrin. Gjithashtu rutinat i ndihmojnë fëmijët t'i udhëheqin veprimet e tyre të përditshme në mënyra argëtuese dhe të paharrueshme që i emocionojnë të bëjnë atë që u kërkohet.

3. Merrni parasysh faktorët e situatës dhe mjedisit

Të bëhen aktivitetet e njëpasnjëshme duke u bazuar në energjinë që kërkohet për fëmijët në selicën prej tyre.

4. Inkurajoni sjelljen e mirë me lëvdata dhe vëmendje pozitive

Fëmijët duhet të dinë që nëse bëjnë më të mirën, ata do të shpërblehen. Reagimet pozitive u tregojnë atyrese sjellja e mirë u sjell dobi edhe atyre, kështu që ata mund të emocionohen për të qenë një anëtar i mirë i rrethit familjar, në çerdhe, kopësht apo shkollë. Gjithashtu i ndihmonata të mësojnë se si duket sjellja e mirë praktikisht, duke ofruar shembuj si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj fëmijëve të tjerë. Kështu ata mund të ndërtojnë një model mendor të sjelljes së mirë.

Krijoni një tabelë shpërblimi për sjellje të mirë

Një tabelë shpërblimi ose një meny shpërblimi është një mënyrë e shkëlqyer vizuale për të përforcuar idenë se sjellja e mirë ka rëndësi dhe vlerësohet. Duke i lënë fëmijët të shohin vizualisht se si veprimet e tyre çojnë në shpërblime, ju i ndihmoni ata të entuziazmohen për të bërër më të mirën e tyre si dhe ndërtohen aftësi të rëndësishme zhvillimore të të mësuarit për të përparuar drejt një qëllimi me kalimin e kohës.

Pse sillen ashpër fëmijët?

 


Ndikimi që kanë prindërit në menaxhimin e sjelljes së fëmijëve me anë të disiplinës pozitive është shumë i rëndësishëm që të njihet dhe të zbatohet. Prindërit është mirë të ndjekin disa rregulla për të qënë më të suksesshëm në marrëdhënie me fëmijët.

  • Koha e kaluar një me një.
  • Përqëndrimi tek fëmija për të kaluar kohë cilësore bashkë.
  • Aftësia dhe mbështetja emocionale.
  • Lavdërimi i momenteve apo veprimeve pozitive.
  • Të tregohen vërejtjet.
Në vend që t'ju themi fëmijëve se çfarë nuk duhet të bëjnë, duhet t'i orientojmë duke ju thënë se çfarë ne duam që ata të bëjnë. Kësht fëmijët e kanë që qartë çfarë kërkohet prej tyre. Shumë prindër ushtrojnë kontrroll të balancuar dhe kufij të qartë, pasi dashuria nuk vihet në pikëpyetje, por duhet të dihet që prindi duhet të vendosë. një qëndrim i tillë i ndihmon fëmijët dhe nuk i kufizon. Shumë më e papërshtatshme për fëmijën, është vendosja e kufijve liberal, të pakujdesshëm, shtypës apo të paqëndrueshëm nga ana e prindërve.
Nëse për fëmijën merret një vendim i caktuar, sado i parëndësishëm në dukje, të dy prindërit duhet të keni qëndrim të përbashkët harmonik. Ky qëndrim ju takon edhe anëtarëve të tjerë të familjes. Shihet shpesh një "garë" mes anëtarëve të familjes për të fituar dashurinë më të madhe të fëmijës. Nuk është më liberali ai që merr fitoren, sepse këto qëndrime të paharmonizuara vetëm sa e shpërqëndrojnë fëmijën dhe ndihmojnë të shfaqen sjellje të papërshtatshme të fëmijës.

Për të patur fëmijën më të qetë dhe me sjellje më pak kundërshtuese rekomandohen:
  • Aktivitete pozitive (ndërtuese, treguese, qetësuese etj.)
  • Ndryshim i temës (e njëjtja lojë apo bashkëveprim nuk funksionon tek të gjithë fëmijët, pavarësisht se prindërit mund ta marrin si element pozitiv të fëmijës.)
  • Ndryshim i ambientit (nëse shëndeti i fëmijës lejon, është e preferueshme që vendet ku qëndrojmë me fëmijën të ndryshojnë herë pas here si; parku, shëtitjet, hapësirat e ndyshme në shtëpi etj.)
  • Fëmija kërkon kohën e duhur (jemi ne të rriturit që duhet të mnaxhojmë kohën, gjë që në një të ardhme të afërt do e shohim si aftësi të arritur edhe tek fëmija.




Belbëzimi; shenjat,strategji trajtimi, këshilla

 

Belbëzimi është çrregullimi i rrjedhshmërisë dhe ritmit të të folurit të shoqëruara me përsëritjen e pjesëve të fjalëve dhe fjalive, zgjatjen e tingujve, vonesa në të folur, pauza të papërshtatshme, futjen e tingujve të ndryshëm, fjalimi i prolonguar, tingujt e ndryshëm të panevojshëm.

Shenjat

Simptomat e belbëzimit janë zakonisht të dukshme kur e dëgjoni dikë duke folur apo e shihni se kanë vështirësi në të folur. Është e dukshme në rrjedhshmërinë e të folurit të një personi. Mund të vëreni gjithashtu edhe shenja fizike që janë karakteristikë e belbëzimit. Këto përfshijnë rrotullimin e kokës dhe syve kur personi ka vështirësi në nxjerrjen e fjalëve. Ato përshijnë edhe hapjen dhe mbylljen e shpejtë të syve apo shtrëngimin e muskujve përreth gojës.

Shkaktarët e belbëzimit:

v Faktorët gjenetik

v Struktura dhe funksionet e trurit

v Sistemi sensomotor

v Faktorët gjuhësor

v Konteksti ambiental

v Personaliteti

v Faktorët e të mësuarit

Belbëzimi në moshën 2 vjeçare

Ekzistojnë disa periudha kritike, por belbëzimi zakonisht ndodh midis moshës dy dhe pesë vjeç, me zhvillimin e kapaciteteve të të folurit dhe gjuhësore të fëmijës. Shkathtësia e pamjaftueshme e komunikimit dhe fondi i vogël i fjalëve janë arsyet pse fëmija përsërit rrokje, fjalë dhe pjesë të fjalive, e zgjat të folurin, etj. Në ndikimin e reagimit të papërshtatshëm ndaj mjedisit, siç është korrigjimi i fëmijës, paralajmërimi i fëmijës për parregullsi ose përqeshje, fëmija mund ta përjetojë të folurit si siklet, të përqëndrohet në fjalë të caktuara dhe belbëzimi patologjik mund të ndodhë lehtësisht.

Belbëzimi në moshën 4 vjeçare

Perjudha midis vitit të katërt dhe të pestë të jetës kur fëmija fillon periudhën sociale më intensive konsiderohet periudhë kritike. Interesat e tij zgjerohen, ai vazhdimisht bën pyetje dhe imagjinata e tij zhvillohet intensivisht. Të rriturit në këtë periudhë rritjeje për fëmijën shpesh, për shkak të mungesës së kohës dhe durimit për pyetjet e shpeshta të fëmijëve, shprehin nervozizëm ndaj hezitimit të fëmijës në të folur, duke e kritikuar ose duke e ndëshkuar. Prindërit gjithashtu mund ta krahasojnë të folurin e fëmijëve të tjerë. Kjo mund ta rrisë pasigurinë e fëmijës, ta luhasë të folurin e tij tashmë të paqëndrueshëm dhe të çojë në belbëzim. Shkuarja në shkollë është gjithashtu një nga periudhat kritike për të belbëzuar. Nëse fëmija nuk është i përgatitur siç duhet për shkollë, frika e fëmijës nga shkolla mund të shkaktojë belbëzimin.

Nuk egziston kurë për belbëzimin, por trajtime efektive janë të mundshme, duke i ndihmuar fëmijës tuaj për ta tejkaluar.

 

Shenjat e hershme të belbëzimit

Shenjat e para të belbëzimit tentojnë të shfaqen tek fëmijët e moshës 18-24 muajshe, kur në fjalorin e tyre ka një shpërthim, kur fillojnë t’i vënë fjalët bashkë për të krijuar një fjali. Për prindërit, kjo mund të jetë shqetësuese dhe frustruese, por është e natyrshme për fëmijët të belbëzojnë ngapak në këtë periudhë. E rëndësishme është që të jeni sa më të durueshëm me fëmijën tuaj. Fëmija mund të belbëzojnë për disa javë apo muaj, dhe belbëzimi mund të jetë sporadik. Shumë fëmijë fillojnë të belbëzojnë para moshës 5 vjeç, dhe ndalojnë pa ndonjë intervenim të nevojshëm siç mund të jetë terapia e të folurit apo gjuhës.

Megjithatë, nëse belbëzimi i fëmijës tuaj është frekuent, vazhdon të përkeqsohet dhe është i përcjellë me lëvizje të fytyrës dhe trupit, atëherë vlerësimi i një terapeuti të të folurit (rreth moshës 3 vjeç) është një ide shumë e mirë.

 

Kur duhet te kërkoni ndihmë?

Ø  Përsëritja e tërë fjalëve dhe frazave bëhet e vazhdueshme dhe e tepërt

Ø  Përsëritjet e tingujve dhe rrokjeve fillojnë të bëhen më të shpeshta

Ø  Ka një rritje të zgjatur të fjalëve

Ø  Të folurit fillon të bëhet më i vështirë dhe më i tendosur

Ø  Vëreni tensione të shtuara të fytyrës apo ngushtësi në muskujt e të folurit

Ø  Vëreni tensione vokale si rezultat i të folurit me zë të lartë

Ø  Fëmija tenton të shmang situatat që kërkojnë të folur

Ø  Fëmija ndryshon fjalët nga frika e belbëzimit

Ø  Fëmija i ka lëvizjet e fytyrës apo trupit së bashku me belbëzimin

Ø  Si prin keni shqetësime të tjera rreth të folurit e fëmijës tuaj.

 

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

1. Mos kërkoni nga fëmija juaj të flasë saktë dhe korekt gjatë gjithë kohës. Lejojeni të argëtohet dhe të kënaqet.

2. Shfrytëzoni vaktet e ushqimit si kohë bisede. Shmangni humbjen e vëmendjes me telefona apo TV.

3. Shmangni korrigjimet apo kritikat si "më ngadalë", "mos u ngut" apo "merr frymë thellë". Këto komente edhe pse qëllimmira, do ta bëjnë fëmijën tuaj të ndjehet pa vetbesim.

4. Shmangni të folurit e fëmijës tuaj apo leximin me zë të lartë kur ai ndihet jokomfort apo kur belbëzimi rritet. Në vend të kësaj, gjatë kësaj kohe inkurajoni aktivitetet të cilat nuk kërkojnë shumë të folur.

5. Mos e ndërprisni fëmijën tuaj apo t’i thoni të fillojë nga fillimi.

6. Mos i thoni fëmijës tuaj të mendojë para se të flasë.

7. Krijoni atmosferë të qetë në shtëpi. Mundohuni të ngadalësoni ritmin në jetën familjare.

8. Flisni ngadalë dhe qartë me fëmijën tuaj apo me të tjerët në prani të të tjerëve.

9. Mbani kontakt të natyrshëm sy më sy me fëmijën tuaj. Mos e shmangni shikimin apo shenjat të cilat tregojnë që është i shqetësuar.

10 Lejoni fëmijën tuaj të flasë për vetveten dhe të përfundojë mendimin apo fjalinë. Pushoni para se ti përgjigjeni fëmijës tuaj në pyetje me komente.

11.Flisni ngadalë me fëmijën tuaj. Kjo kërkon praktikë. Modelimi i një norme të ngadaltë të të folurit do të ndihmojë në rrjedhshmërinë e fëmijës suaj.


Çrregullimet gjuhësore - shkaqet, shenjat, parandalimi, kujdesi në shtëpi

 

Çrregullimet gjuhësore kompromentojnë aftësinë për të marrë, dërguar, përpunuar dhe kuptuar informacionin verbal, joverbal, grafik dhe simbolik. Ato mund të jenë të fituara ose të lindura.

Shkaqet e problemeve gjuhësore

Çrregullimet e gjuhës dhe të të folurit mund të kenë shkaqe të ndryshme. Përveç sëmundjeve somatike, një rol të rëndësishëm luajnë faktorët psiqik dhe social, të lidhur p.sh. me komunikimin ndërmiet prindërve dhe fëmijës ose me mbingarkesën psikologjike (ndarja e prindërve). Edhe ulja e aftësisë dëgjimore ka pasoja mbi zhvillimin e gjuhës tek fëmija, Aktualisht, aparatet elektronike, që janë tepër të përdorshme në dhomat e fëmijëve, nuk e stimulojnë vërtet zhvillimin e gjuhës së fëmijës.

Një çrregullim gjuhësor nuk shoqërohet domosdoshmërisht me mungesë inteligjence.

Ekspertët po përpiqen të përcaktoinë arsyen pse zhvillimi i gjuhës nuk ndodh natyrshëm.

Shenjat e problemeve gjuhësore

Duhet të kryhet një konsultë me logopedin në rast se:

·        Një fëmijë në moshën 18 muaj nuk vokalizon të pakten 5-6 fjalë dhe nuk përdor gishtin për të komunikuar

·        Nëse një fëmijë në moshën 2 vjeçare ka më pak se 30 fialë

·        Nëse një fëmijë në moshën 5-6 vjeçare paraqet vështirësi të theksuara gramatikore dhe ka ende vështirësi artikulimi.

Simptoma të tjera përmendim:

o   fjalor i reduktuar në krahasim me moshën

o   aftësi e kufizuar për të bërë fjali

o   aftësia e dëmtuar për të përdorur fjalë dhe fjali për të shpjeguar ose përshkruar diçka

o   ulje e aftësisë për të vazhduar një bisedë

o   duke lënë mënjanë fjalët

o   shqiptimi i fjalëve në rendin e gabuar

o   përsëritja e pyetjes duke menduar për përgjigjen

o   kohët konfuze (p.sh. përdorimi i kohës së shkuar në vend të së tashmes)

Disa nga këto simptoma janë pjesë e zhvillimit normal të të folurit. Megjithatë, fèmija mund të ketë një  çrregullim gjuhësor nëse disa nga këto probleme vazhdojnë dhe nuk largohen.

Parandalimi i një çrregullimi të gjuhës

Parandalimi i një çrregullimi të gjuhës është i vështirë, veçanërisht sepse shkaku i saktë i çrregullimit është kryesisht i panjohur. Megjithatë eshtë e mundur të zvogëlohet ndikimi i çrregullimit duke punuar ngushtë me terapistin e të folurit. Kërkimi i një këshillimi psikologjik mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e çështjeve të shëndetit emocional dhe mendor që mund të shkaktojë çrregullimi.

 

Mundësi për kuides në shtëpi

Puna me një fëmijë në shtëpi mund të ndihmojë. Disa këshilla:

o   Flisni qartë, ngadalë dhe shkurt kur i bëni një pyetje fëmijës tuaj.

o   Prisni me durim derisa femija juaj të jape një përgjigje.

o   Mbajeni atmosferën të relaksuar për të reduktuar ankthin.

o   Kërkojini fëmijës suaj që të deklarojë udhezimet tuaja me fjalët e veta pas një shpjegimi ose urdhri.

 


Zhvillimi tipik i fëmijëve

 


Zhvillimi i fëmijës i referohet mënyrës sesi fëmija juaj rritet dhe ndryshon me kalimin e kohës. Fëmijët zhvillohen me ritmin e tyre, por ka disa momente të përgjithshme që duhen pritur ndërsa fëmija juaj rritet. Këto momente kulmore mund të kategorizohen nga pikat ne vijim:

 

Zhvillimi fizik: i referohet forcës dhe aftësive fizike.

Zhvillimi kognitiv: përfshin të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve.

Zhvillimi i gjuhës: i referohet komunikimit dhe të kuptuarit.

Fjalimi dhe gjuha: pikat kryesore përfshijnë llafazanin, thënien e fjalëve të thjeshta dhe përdorimin e frazave me dy fjalë.

Shkathtësitë e veshjes: pikat kryesore përfshijnë veshjen dhe heqjen e rrobave, mbylljen dhe zbërthimin e zinxhirit.

Aftësitë e shkëlqyera motorike dhe vizuale motorike: pikat kryesore përfshijnë vizatimin, kopjimin e formave dhe përdorimin e gërshërëve.

 

Nga kurioziteti i madh I shumë prindërve parashtrohet edhe pyetja se “Si të masim apo kuptojmë zhvillimet e fëmiut”? Disa ekspertë përdorin lista kontrolli për zhvillimin e fëmijëve për të matur përparimin e fëmijës. Fëmijët rriten dhe i arrijnë piket me ritmin e tyre, por listat kontrolluese mund të ofrojnë një udhëzues për rritjen dhe zhvillimin tipik.

Përderisa, një fëmijë rritet, ata mësojnë dhe fitojnë aftësi motorike më të rafinuara bruto dhe të shkëlqyera, si dhe zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale. Ndërsa fëmija maturohet, reflekset primitive që fillimisht zhvillohen për të ndihmuar mbijetesën, integrohen në lëvizje më të rafinuara. Fëmijët priren t'i fitojnë këto aftësi në mënyrë të rregullt dhe brenda grupmoshave të caktuara. Ky model i përvetësimit të aftësive, i referuar shpesh si "Zhvillimi tipik", përdoret për të monitoruar përparimin zhvillimor të fëmijës. Në disa raste, përvetësimi i vonshëm i këtyre 'piketave' mund të tregojë vonesë zhvillimore. Megjithatë, duhet mbajtur mend se periudha kohore brenda së cilës përvetësimi i këtyre aftësive ende konsiderohet 'tipike', është i gjerë dhe se disa fëmijë mund të kalojnë fare një moment historik.Disa fëmijë mund të jenë shumë të avancuar në përdorimin e tyre të gjuhës gojore, ndërsa të tjerët së pari mund të zbulojnë fuqinë e fjalëve të folura. Disa fëmijë mund të jenë të avancuar në aftësitë motorike, ndërsa të tjerët ngurrojnë të përdorin pajisjet e lojës ose të angazhohen në aktivitete ndërtimi ose projekte artizanale.

Mos të harojmë, prindërit dhe edukatorët nuk janë plotësisht në linjë kur vlerësojnë zhvillimin e hershëm të fëmijëve, Komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet shtëpisë dhe parashkollorit për përparimin e fëmijëve ka të ngjarë të jetë i dobishëm për të gjitha palët.

Linket në vijim na ndihmojnë të kuptojmë lehtësisht zhvillimin tipik të fëmijëve, në moshë graduale të tyre:

https://www.youtube.com/watch?v=QmbVMBzmOxw

https://www.youtube.com/watch?v=JCaRhaVa9ag&t=2s

https://www.youtube.com/watch?v=uF868EjMOkg

https://www.youtube.com/watch?v=awgzy2_0p1E

https://www.youtube.com/watch?v=spnLFau1FKw&t=2s

https://www.youtube.com/watch?v=8UefHBk6yq4


Insitucionet shëndetësore dhe roli i tyre në ndihmën dhe mbështetjen e fëmijëve me pengesa në zhvillim.

 


Të gjithë fëmijët kanë nevojë për akses në kujdesin shëndetësor të cilësisë së lartë dhe shërbime të tjera që plotësojnë nevojat e tyre unike dhe i ndihmojnë ata të arrijnë rezultate optimale. Për pjesën më të madhe të shekullit të XX-të, shumica e problemeve kongjenitale të organeve dhe sistemeve rezultuan fatale herët, kështu që "fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta të kujdesit shëndetësor" - një term që nuk ishte plotësisht i përcaktuar ose përdorur deri në fund të viteve 1990 përbëhej kryesisht nga ata me grafomotorik relativisht të dobët, sensorik ose probleme neurologjike.

Fëmijët me nevoja të veçanta të kujdesit shëndetësor, d.m.th. ata që kanë ose janë në rrezik të shtuar për një sërë kushtesh kronike, dhe që kërkojnë shërbime shëndetësore përtej atyre të kërkuara nga fëmijët në përgjithësi, zakonisht përjetojnë përdorim dhe shpenzime më të larta të kujdesit shëndetësor sesa popullata mesatare pediatrike.

Fëmijët me pengesa në zhvillim në përgjithësi kërkojnë të njëjtat shërbime të përgjithshme të kujdesit shëndetësor që i nevojiten çdo fëmije, por shpesh me frekuencë dhe intensitet të shtuar, dhe ata gjithashtu kërkojnë një sërë shërbimesh të specializuara për të cilat fëmijët pa aftësi të kufizuara në përgjithësi nuk kanë nevojë. Për të siguruar rezultate optimale shëndetësore, të gjithë fëmijët kanë nevojë për akses në shërbimet e rregullta të kujdesit parësor shëndetësor, duke përfshirë kujdesin parandalues, kujdesin diagnostik dhe trajtimin. Kujdesi parandalues fokusohet në ruajtjen e shëndetit aktual, parandalimin e problemeve shëndetësore para se të ndodhin dhe kufizimin e pasojave dytësore të problemeve ekzistuese shëndetësore. Për kujdesin shëndetësor fizik, kjo përfshin kontrolle të rregullta; ekzaminime fizike; imunizimet; dhe ekzaminimet gjenetike ose diagnostike, duke përfshirë testimin për sëmundjet infektive në popullatat që besohet se janë në rrezik për ekspozim (AAP, 2011; Edwards Lifesciences, 2011) dhe ekzaminimet për probleme shëndetësore dytësore. Shërbimet parandaluese në lidhje me kujdesin ndaj shëndetit mendor janë trajtuar më poshtë. Kujdesi diagnostik përqendrohet në të kuptuarit e shkakut të simptomave aktuale dhe në diagnostikimin e sëmundjes. Kur ekziston një problem shëndetësor, ofrohet trajtim për të kontrolluar, korrigjuar ose zvogëluar problemin.

Siç u përmend më herët, nevojat e posaçme të disa fëmijëve dhe familjeve të tyre janë shumë komplekse për t'u plotësuar nga ofruesit e një disipline të vetme. Fëmijët me pengesa në zhvillim kanë më shumë gjasa se bashkëmoshatarët e tyre pa pengesa në zhvillim që të kenë nevojë të shpeshtë për ndihmë në koordinimin e shërbimeve ndërmjet specialistëve të kujdesit shëndetësor (Rossi, 2014). Ekspozimi ndaj programeve të menaxhimit të kujdesit të koordinuar me cilësi të lartë të fokusuara në të gjithë fëmijën mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, duke reduktuar nevojat e tyre të kujdesit shëndetësor të paplotësuara dhe duke përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe funksionale.

Në të ardhmen e parashikuar shpresohet që forcat që krijojnë pabarazi shëndetësore do të eliminohen dhe të gjithë fëmijët me nevoja të kufizuara do të kenë një mundësi të drejtë dhe të drejtë për të përparuar. Kur identifikohen kërcënimet për përparim, programet, shërbimet dhe mbështetja e krijuar posaçërisht për të avancuar barazinë shëndetësore do të përdoren në një mënyrë të përgjegjshme nga ana kulturore, të përqendruar te fëmijët dhe familjen, të informuar mbi provat, efikase dhe të drejtuar nga qëllimet. Edhe pse kjo e ardhme e parashikuar aktualisht është një aspiratë, një e ardhme më e barabartë është në dorën e vendit duke avancuar barazinë në politikat, kërkimin dhe praktikën e ofrimit të shëndetit dhe shërbimeve të lidhura me dhe për fëmijët me pengesa në zhvillim.


Çrregullimet në të nxënë (Disgrafia, Disleksia, Diskalkulia)

 


Disgrafia
është një çrregullim i të mësuarit që ndikon në aftësitë e të shkruarit. Mund të shfaqet në vështirësi drejtshkrimore, shkrim të dobët të dorës dhe probleme në vendosjen e mendimeve në letër. Për shkak se shkrimi kërkon një grup kompleks të aftësive motorike dhe të përpunimit të informacionit.

Ekspertët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton atë, por trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin ose zvogëlimin e problemeve. Disgrafia mund të shkaktohet nga një çrregullim gjuhësor që mund të karakterizohet kur personi ka vështirësi në shndërrimin e tingujve të gjuhës në formë të shkruar - fonema dhe grafema - ose të dish se cilën shkronjë të përdorësh në secilin tingull.

Simptomat: Një person me disgrafi mund të shkruajë fjalë në të kundërt, ka vështirësi të kujtojë format e shkronjave ose kur të përdorë shkronja të mëdha dhe të vogla. Një person me disgrafi mund të ketë vështirësi të formojë fjali të shkruara me gramatikë të saktë dhe të ndjekë mirë shenjat e pikësimit. Për më tepër, ata gjithashtu mund të heqin fjalët, fjalët e gabuara, të shprehin gabim kohët e foljes ose të përdorin përemrat gabimisht në formë të shkruar. Këta njerëz mund të flasin më lehtë dhe rrjedhshëm sesa kur shkruajnë.

Disleksia është një çrregullim i të mësuarit që përfshin vështirësi në të lexuar për shkak të problemeve të identifikimit të tingujve të folurit dhe të mësuarit, se si ato lidhen me shkronjat dhe fjalët (deshifrimi). Gjithashtu e quajtur aftësi e kufizuar e leximit, disleksia prek zona të trurit që përpunojnë gjuhën.
Simptomat e disleksisë mund të jenë të vështira për t’u njohur para se fëmija juaj të hyjë në shkollë, por disa të dhëna të hershme mund të tregojnë një problem. Pasi fëmija të arrijë moshën shkollore, mësuesi i fëmijës suaj mund të jetë i pari që vëren një problem. Ashpërsia ndryshon, por gjendja shpesh bëhet e dukshme kur një fëmijë fillon të mësojë të lexojë.

 

Diskalkulia është një diagnozë e përdorur për të përshkruar vështirësitë e të mësuarit që lidhen me konceptet matematikore. Nganjëherë quhet "disleksia e numrave", e cila është paksa e gabuar. Disleksia i referohet vështirësive me lexim dhe shkrim, ndërsa diskalkulia në mënyrë specifike i referohet matematikës.

Simptomat e diskalkulisë mund të duken të ndryshme në varësi të moshës dhe fazës së zhvillimit. Simptomat e zakonshme të diskalkulisë përfshijnë: vështirësi për të kuptuar ose mbajtur mend koncepte matematikore si shumëzimi, pjesëtimi, pjesët, bartja dhe huazimi, vështirësi në përputhjen e shenjave verbale ose të shkruara (të tilla si fjala "dy") dhe simboleve dhe shenjuesve të tyre matematikorë (numri 2), probleme që shpjegojnë proceset matematikore ose tregojnë punën kur kërkohet të plotësohet një problem matematikor, vështirësi në përshkrimin e sekuencës së ngjarjeve ose në kujtimin e hapave në matematikë.

Diskalkulia mund të menaxhohet me strategji trajtimi. Nëse nuk trajtohet, diskalkulia tek të rriturit mund të rezultojë në vështirësi në punë dhe probleme në menaxhimin e financave. Për fat të mirë, ekzistojnë strategji për fëmijët dhe të rriturit.


Cilat janë aktivitetet e dobishme mësimore për parashkollorët?

 


Cilat janë aktivitetet e dobishme mësimore për parashkollorët?

  1. Blloqet e ndërtimit janë një tjetër aktivitet argëtues për fëmijët që kanë nevoja të veçanta. Ata i lejojnë fëmijës një mundësi për të ndërtuar diçka të sigurtë vetë, duke i dhënë një ndjenjë të vërtetë arritjeje dhe krenarie kur të përfundojë aktivitetin me sukses! Gjithashtu, loja me blloqe ndërtimi është e shkëlqyer për zhvillimin e koordinimit sy-dorë       
  2. Puzzles janë një mënyrë argëtuese për fëmijët që të përdorin trurin e tyre dhe të praktikojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Ka shumë lloje të ndryshme enigmash, të tilla si puzzles, enigma logjike dhe enigma të kërkimit të fjalëve.  
  3. Këndoni së bashku. Fëmijëve u pëlqen të eksplorojnë dhe eksperimentojnë me gjuhën dhe kjo i ndihmon ata të mësojnë fjalë të reja dhe kuptimet e tyre dhe gjithashtu të dëgjojnë tingujt që i bëjnë ato fjalë.                                                                        
  4. Ngjyrosja është një tjetër aktivitet që është i përsosur për fëmijët e të gjitha aftësive. Ndihmon në zhvillimin e koordinimit të syrit dhe dorës dhe aftësive të shkëlqyera motorike.
  5. Pikturë dhe vizatim.
  6. Lojëra praktike.     
Leximi i librave të të gjitha llojeve së bashku.