Vizatimi i lejon fëmijës të komunikojë me botën. Pavarësisht se sa të vegjël janë, në vizatimet e tyre, fëmijët pasqyrojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre, ankthet, botën e brendshme dhe ngjarjet që "pushtojnë" mendjen e tyre.
Vizatimi
është produkt i përbashkët i nivelit të vetëdijshëm dhe të
pavetëdijshëm. Vizatimi ka rëndësi të madhe jo vetëm si kriter për ta
njohur fëmijën nga pikëpamja psiko-pedagogjike, por edhe si një mjet shprehës
që pasqyron inteligjencën, personalitetin dhe karakteristikat e mjedisit të
ngushtë dhe botën e tij të brendshme.
Fëmija
që përdor lapsin për herë të parë fillon periudhën e shkarravitjes falë këtyre
“gjurmëve” që lë lapsi. Prej moshës 2-4 vjeçare, është një periudhë në të cilën
vijat janë të rastësishme dhe jo të qëllimshme, pasi koordinimi sy-dorë nuk
është formuar ende. Vizatimet janë kryesisht për qëllime loje. Kjo është shumë
e rëndësishme pasi reflektohet si zhvillimi motorik i fëmijës ashtu edhe
dëshira për vetë-shprehje.
Në kalimin nga periudha e
shkarravitjes në periudhën e para-skemës, prej moshës 4-7 vjeçare, krijimet e
para që bien në sy janë figura e njeriut. Figurat e para njerëzore janë vizatimet "kokë
me këmbë". Në këtë periudhë mund të
thuhet se figura njerëzore është vepra e tyre e preferuar e pikturës. Ngjyrat
mund të përdoren në mënyra të ndryshme (kreativitet-kuriozitet-eksplorim).
Faza skematike 7-9 vjeçare
detajet në figurat njerëzore vihen në dukje. Fëmija fillon të krijojë vizatime
njerëzore jo vetëm nga përpara, por edhe nga profili. Në këtë periudhë shohim
që mendimet dhe ndjenjat reflektohen lehtësisht. Objektet kanë të njëjtën
madhësi sepse perspektiva nuk është zhvilluar.
Faza e realizmit paraqet
rritje të dukshme në shumë elemente konceptuale dhe estetike. Dallimi
gjinor; vajzë,
djalë; vizatime të reja, të vjetra; vijat e tokës dhe të horizontit bëhen të
qarta. Shfaqet harmonia e ngjyrave, shqetësimi estetik. Mund
të thuhet se vijat e fëmijës janë më të detajuara dhe më afër realitetit në
krahasim me periudhat e mëparshme moshore.
Faza e natyralizimit (12-14
vjeç) vjen si periudhë ku ojektet kanë proporcion dhe perspektivë...
Të gjitha këto faza pasojnë njëra-tjetrën mjaft qartë dhe radhazi.
Marrëdhënia e drejtpërdrejtë e këtyre etapave me moshën jep edhe mundësinë e
vlerësimit të vizatimeve sipas moshës. Bazuar në këto faza, mund të vlerësohet
se cilës grupmoshë i përket vizatimi. Përveç kësaj, falë këtyre fazave, mund të
përcaktohet nëse fotografia e vizatuar është e përshtatshme për moshën e
fëmijës. Kur ka probleme në zhvillimin mendor apo probleme mendore, vërehet se
vizatimet nuk janë të përshtatshme për periudhën moshore.
Vizatimet e fëmijëve mund të interpretohen dhe për të gjithë ata
që janë të interesuar për më shumë detaje mund të na kontaktojnë për seminare
apo trajnime.
Dua ylberin