Belbëzimi; shenjat,strategji trajtimi, këshilla

 

Belbëzimi është çrregullimi i rrjedhshmërisë dhe ritmit të të folurit të shoqëruara me përsëritjen e pjesëve të fjalëve dhe fjalive, zgjatjen e tingujve, vonesa në të folur, pauza të papërshtatshme, futjen e tingujve të ndryshëm, fjalimi i prolonguar, tingujt e ndryshëm të panevojshëm.

Shenjat

Simptomat e belbëzimit janë zakonisht të dukshme kur e dëgjoni dikë duke folur apo e shihni se kanë vështirësi në të folur. Është e dukshme në rrjedhshmërinë e të folurit të një personi. Mund të vëreni gjithashtu edhe shenja fizike që janë karakteristikë e belbëzimit. Këto përfshijnë rrotullimin e kokës dhe syve kur personi ka vështirësi në nxjerrjen e fjalëve. Ato përshijnë edhe hapjen dhe mbylljen e shpejtë të syve apo shtrëngimin e muskujve përreth gojës.

Shkaktarët e belbëzimit:

v Faktorët gjenetik

v Struktura dhe funksionet e trurit

v Sistemi sensomotor

v Faktorët gjuhësor

v Konteksti ambiental

v Personaliteti

v Faktorët e të mësuarit

Belbëzimi në moshën 2 vjeçare

Ekzistojnë disa periudha kritike, por belbëzimi zakonisht ndodh midis moshës dy dhe pesë vjeç, me zhvillimin e kapaciteteve të të folurit dhe gjuhësore të fëmijës. Shkathtësia e pamjaftueshme e komunikimit dhe fondi i vogël i fjalëve janë arsyet pse fëmija përsërit rrokje, fjalë dhe pjesë të fjalive, e zgjat të folurin, etj. Në ndikimin e reagimit të papërshtatshëm ndaj mjedisit, siç është korrigjimi i fëmijës, paralajmërimi i fëmijës për parregullsi ose përqeshje, fëmija mund ta përjetojë të folurit si siklet, të përqëndrohet në fjalë të caktuara dhe belbëzimi patologjik mund të ndodhë lehtësisht.

Belbëzimi në moshën 4 vjeçare

Perjudha midis vitit të katërt dhe të pestë të jetës kur fëmija fillon periudhën sociale më intensive konsiderohet periudhë kritike. Interesat e tij zgjerohen, ai vazhdimisht bën pyetje dhe imagjinata e tij zhvillohet intensivisht. Të rriturit në këtë periudhë rritjeje për fëmijën shpesh, për shkak të mungesës së kohës dhe durimit për pyetjet e shpeshta të fëmijëve, shprehin nervozizëm ndaj hezitimit të fëmijës në të folur, duke e kritikuar ose duke e ndëshkuar. Prindërit gjithashtu mund ta krahasojnë të folurin e fëmijëve të tjerë. Kjo mund ta rrisë pasigurinë e fëmijës, ta luhasë të folurin e tij tashmë të paqëndrueshëm dhe të çojë në belbëzim. Shkuarja në shkollë është gjithashtu një nga periudhat kritike për të belbëzuar. Nëse fëmija nuk është i përgatitur siç duhet për shkollë, frika e fëmijës nga shkolla mund të shkaktojë belbëzimin.

Nuk egziston kurë për belbëzimin, por trajtime efektive janë të mundshme, duke i ndihmuar fëmijës tuaj për ta tejkaluar.

 

Shenjat e hershme të belbëzimit

Shenjat e para të belbëzimit tentojnë të shfaqen tek fëmijët e moshës 18-24 muajshe, kur në fjalorin e tyre ka një shpërthim, kur fillojnë t’i vënë fjalët bashkë për të krijuar një fjali. Për prindërit, kjo mund të jetë shqetësuese dhe frustruese, por është e natyrshme për fëmijët të belbëzojnë ngapak në këtë periudhë. E rëndësishme është që të jeni sa më të durueshëm me fëmijën tuaj. Fëmija mund të belbëzojnë për disa javë apo muaj, dhe belbëzimi mund të jetë sporadik. Shumë fëmijë fillojnë të belbëzojnë para moshës 5 vjeç, dhe ndalojnë pa ndonjë intervenim të nevojshëm siç mund të jetë terapia e të folurit apo gjuhës.

Megjithatë, nëse belbëzimi i fëmijës tuaj është frekuent, vazhdon të përkeqsohet dhe është i përcjellë me lëvizje të fytyrës dhe trupit, atëherë vlerësimi i një terapeuti të të folurit (rreth moshës 3 vjeç) është një ide shumë e mirë.

 

Kur duhet te kërkoni ndihmë?

Ø  Përsëritja e tërë fjalëve dhe frazave bëhet e vazhdueshme dhe e tepërt

Ø  Përsëritjet e tingujve dhe rrokjeve fillojnë të bëhen më të shpeshta

Ø  Ka një rritje të zgjatur të fjalëve

Ø  Të folurit fillon të bëhet më i vështirë dhe më i tendosur

Ø  Vëreni tensione të shtuara të fytyrës apo ngushtësi në muskujt e të folurit

Ø  Vëreni tensione vokale si rezultat i të folurit me zë të lartë

Ø  Fëmija tenton të shmang situatat që kërkojnë të folur

Ø  Fëmija ndryshon fjalët nga frika e belbëzimit

Ø  Fëmija i ka lëvizjet e fytyrës apo trupit së bashku me belbëzimin

Ø  Si prin keni shqetësime të tjera rreth të folurit e fëmijës tuaj.

 

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

1. Mos kërkoni nga fëmija juaj të flasë saktë dhe korekt gjatë gjithë kohës. Lejojeni të argëtohet dhe të kënaqet.

2. Shfrytëzoni vaktet e ushqimit si kohë bisede. Shmangni humbjen e vëmendjes me telefona apo TV.

3. Shmangni korrigjimet apo kritikat si "më ngadalë", "mos u ngut" apo "merr frymë thellë". Këto komente edhe pse qëllimmira, do ta bëjnë fëmijën tuaj të ndjehet pa vetbesim.

4. Shmangni të folurit e fëmijës tuaj apo leximin me zë të lartë kur ai ndihet jokomfort apo kur belbëzimi rritet. Në vend të kësaj, gjatë kësaj kohe inkurajoni aktivitetet të cilat nuk kërkojnë shumë të folur.

5. Mos e ndërprisni fëmijën tuaj apo t’i thoni të fillojë nga fillimi.

6. Mos i thoni fëmijës tuaj të mendojë para se të flasë.

7. Krijoni atmosferë të qetë në shtëpi. Mundohuni të ngadalësoni ritmin në jetën familjare.

8. Flisni ngadalë dhe qartë me fëmijën tuaj apo me të tjerët në prani të të tjerëve.

9. Mbani kontakt të natyrshëm sy më sy me fëmijën tuaj. Mos e shmangni shikimin apo shenjat të cilat tregojnë që është i shqetësuar.

10 Lejoni fëmijën tuaj të flasë për vetveten dhe të përfundojë mendimin apo fjalinë. Pushoni para se ti përgjigjeni fëmijës tuaj në pyetje me komente.

11.Flisni ngadalë me fëmijën tuaj. Kjo kërkon praktikë. Modelimi i një norme të ngadaltë të të folurit do të ndihmojë në rrjedhshmërinë e fëmijës suaj.