Çrregullimet gjuhësore kompromentojnë aftësinë për të marrë, dërguar, përpunuar dhe kuptuar informacionin verbal, joverbal, grafik dhe simbolik. Ato mund të jenë të fituara ose të lindura.
Shkaqet e problemeve gjuhësore
Çrregullimet e gjuhës dhe të të folurit mund të kenë shkaqe
të ndryshme. Përveç sëmundjeve somatike, një rol të rëndësishëm luajnë
faktorët psiqik
dhe social, të lidhur p.sh. me komunikimin ndërmiet prindërve dhe fëmijës ose
me mbingarkesën psikologjike (ndarja e prindërve). Edhe ulja e aftësisë dëgjimore
ka pasoja mbi zhvillimin e gjuhës tek fëmija, Aktualisht, aparatet elektronike,
që janë tepër të përdorshme në dhomat e fëmijëve, nuk e stimulojnë vërtet
zhvillimin e gjuhës së fëmijës.
Një çrregullim gjuhësor nuk shoqërohet
domosdoshmërisht me mungesë inteligjence.
Ekspertët po përpiqen të përcaktoinë arsyen pse zhvillimi i gjuhës nuk ndodh natyrshëm.
Shenjat
e problemeve gjuhësore
Duhet të kryhet një konsultë me logopedin në rast se:
·
Një fëmijë në moshën 18 muaj nuk
vokalizon të pakten 5-6 fjalë dhe nuk përdor gishtin për të komunikuar
·
Nëse një fëmijë në moshën 2 vjeçare ka më pak se 30
fialë
·
Nëse një fëmijë në moshën
5-6 vjeçare paraqet vështirësi të theksuara gramatikore dhe ka ende vështirësi
artikulimi.
Simptoma të tjera përmendim:
o fjalor i reduktuar në krahasim me moshën
o aftësi e kufizuar për të bërë fjali
o aftësia e dëmtuar për të përdorur
fjalë dhe fjali për të shpjeguar ose përshkruar diçka
o ulje e aftësisë për të vazhduar një
bisedë
o duke lënë mënjanë fjalët
o shqiptimi i fjalëve në rendin e
gabuar
o përsëritja e pyetjes duke menduar
për përgjigjen
o kohët konfuze (p.sh. përdorimi i
kohës së shkuar në vend të së tashmes)
Disa nga këto simptoma janë pjesë e zhvillimit normal të të folurit. Megjithatë, fèmija mund të ketë një çrregullim gjuhësor nëse disa nga këto probleme vazhdojnë dhe nuk largohen.
Parandalimi
i
një çrregullimi të gjuhës
Parandalimi
i një çrregullimi të gjuhës është i vështirë, veçanërisht sepse shkaku i saktë
i
çrregullimit është
kryesisht i panjohur. Megjithatë eshtë e mundur të zvogëlohet ndikimi i çrregullimit
duke punuar ngushtë me terapistin e të folurit. Kërkimi i një këshillimi
psikologjik mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e çështjeve të shëndetit
emocional dhe mendor që mund të shkaktojë çrregullimi.
Mundësi për kuides në shtëpi
Puna me një fëmijë në shtëpi mund të ndihmojë. Disa
këshilla:
o Flisni qartë, ngadalë dhe shkurt kur
i bëni një pyetje fëmijës tuaj.
o Prisni me durim derisa femija juaj
të jape një përgjigje.
o Mbajeni atmosferën të relaksuar për
të reduktuar ankthin.
o Kërkojini fëmijës suaj që të
deklarojë udhezimet tuaja me fjalët e veta pas një shpjegimi ose urdhri.