Për të nxitur sjelljen pozitive tek fëmijët na ndihmojnë:
1. Vendosja e pritshmërive të qarta për sjelljen - Kur fëmijët e dinë saktësisht se çfarë do të thotë sjellje e mirë, është e lehtë të ndiqen rregullat. Pritjet e paqarta mund të çojnë në pasiguri dhe ankth. Fëmijët pavarësisht moshës, ende mësojnë se çfarë do të thotë sjellje e mirë, ndaj kanë nevojë për shumë specifika dhe detajime. Nëse marrim si shembull shprehjen që ju themi fëmijëve "duhet të jesh i sjellshëm me të tjerët", mund të jetë shumë abstrakte për të vegjlit, por "le të themi vjershën me rradhë, fillo ..." i referohet një veprimi të vërtetë që ata mund ta bëjnë.
2. Krijimi i një mjedisi të strukturuar me rutina dhe orare
Rutinat dhe oraret u japin fëmijëve një ndjenjë sigurie në mjedisin e tyre që çon në besim, lumturi dhe sjellje të mirë. Një orar vizual, i përforcuar çdo ditë, i ndihmon fëmijët të mbajnë parasysh atë që duhet të bëjnë më pas, në mënyrë që të mos humbasin fokusin gjatë periudhave nga një aktivitet në tjetrin. Gjithashtu rutinat i ndihmojnë fëmijët t'i udhëheqin veprimet e tyre të përditshme në mënyra argëtuese dhe të paharrueshme që i emocionojnë të bëjnë atë që u kërkohet.
3. Merrni parasysh faktorët e situatës dhe mjedisit
Të bëhen aktivitetet e njëpasnjëshme duke u bazuar në energjinë që kërkohet për fëmijët në selicën prej tyre.
4. Inkurajoni sjelljen e mirë me lëvdata dhe vëmendje pozitive
Fëmijët duhet të dinë që nëse bëjnë më të mirën, ata do të shpërblehen. Reagimet pozitive u tregojnë atyrese sjellja e mirë u sjell dobi edhe atyre, kështu që ata mund të emocionohen për të qenë një anëtar i mirë i rrethit familjar, në çerdhe, kopësht apo shkollë. Gjithashtu i ndihmonata të mësojnë se si duket sjellja e mirë praktikisht, duke ofruar shembuj si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj fëmijëve të tjerë. Kështu ata mund të ndërtojnë një model mendor të sjelljes së mirë.
Krijoni një tabelë shpërblimi për sjellje të mirë
Një tabelë shpërblimi ose një meny shpërblimi është një mënyrë e shkëlqyer vizuale për të përforcuar idenë se sjellja e mirë ka rëndësi dhe vlerësohet. Duke i lënë fëmijët të shohin vizualisht se si veprimet e tyre çojnë në shpërblime, ju i ndihmoni ata të entuziazmohen për të bërër më të mirën e tyre si dhe ndërtohen aftësi të rëndësishme zhvillimore të të mësuarit për të përparuar drejt një qëllimi me kalimin e kohës.