Ndikimi që kanë prindërit në menaxhimin e sjelljes së fëmijëve me anë të disiplinës pozitive është shumë i rëndësishëm që të njihet dhe të zbatohet. Prindërit është mirë të ndjekin disa rregulla për të qënë më të suksesshëm në marrëdhënie me fëmijët.
- Koha e kaluar një me një.
- Përqëndrimi tek fëmija për të kaluar kohë cilësore bashkë.
- Aftësia dhe mbështetja emocionale.
- Lavdërimi i momenteve apo veprimeve pozitive.
- Të tregohen vërejtjet.
Në vend që t'ju themi fëmijëve se çfarë nuk duhet të bëjnë, duhet t'i orientojmë duke ju thënë se çfarë ne duam që ata të bëjnë. Kësht fëmijët e kanë që qartë çfarë kërkohet prej tyre. Shumë prindër ushtrojnë kontrroll të balancuar dhe kufij të qartë, pasi dashuria nuk vihet në pikëpyetje, por duhet të dihet që prindi duhet të vendosë. një qëndrim i tillë i ndihmon fëmijët dhe nuk i kufizon. Shumë më e papërshtatshme për fëmijën, është vendosja e kufijve liberal, të pakujdesshëm, shtypës apo të paqëndrueshëm nga ana e prindërve.
Nëse për fëmijën merret një vendim i caktuar, sado i parëndësishëm në dukje, të dy prindërit duhet të keni qëndrim të përbashkët harmonik. Ky qëndrim ju takon edhe anëtarëve të tjerë të familjes. Shihet shpesh një "garë" mes anëtarëve të familjes për të fituar dashurinë më të madhe të fëmijës. Nuk është më liberali ai që merr fitoren, sepse këto qëndrime të paharmonizuara vetëm sa e shpërqëndrojnë fëmijën dhe ndihmojnë të shfaqen sjellje të papërshtatshme të fëmijës.
Për të patur fëmijën më të qetë dhe me sjellje më pak kundërshtuese rekomandohen:
- Aktivitete pozitive (ndërtuese, treguese, qetësuese etj.)
- Ndryshim i temës (e njëjtja lojë apo bashkëveprim nuk funksionon tek të gjithë fëmijët, pavarësisht se prindërit mund ta marrin si element pozitiv të fëmijës.)
- Ndryshim i ambientit (nëse shëndeti i fëmijës lejon, është e preferueshme që vendet ku qëndrojmë me fëmijën të ndryshojnë herë pas here si; parku, shëtitjet, hapësirat e ndyshme në shtëpi etj.)
- Fëmija kërkon kohën e duhur (jemi ne të rriturit që duhet të mnaxhojmë kohën, gjë që në një të ardhme të afërt do e shohim si aftësi të arritur edhe tek fëmija.