Janë të rriturit ata që
duhet të ruajnë kontrrollin emocional kur ndodh një sjellje e keqe e fëmijës.
Kjo sjellje ka një domethënie për fëmijën, por ata nuk dinë saktësisht të
përcaktojnë arsyen se pse po ndodh kjo sjellje.
Nëse flasim për rastet
kur fëmijët e përsërisin shpesh një sjellje negative, atëherë ju si të rritur
duhet të vëzhgoni sjelljen për të kuptuar shkakun. Kështu duke konsideruar se
cila situatë çoi në sjellje, mund të shihen rrugëdalje të tilla si mundësinë e
parandalimit të situatës për të trajtuar në mënyrë më efektive sjelljen nga këndvështrimi
i origjinës së saj.
Për fëmijët, vëmendja është një
shpërblim më vete. Shpesh, fëmijët do të veprojnë në mënyra kundërshtuese,
negative, nga mërzia ose dëshira për t'u vënë re. Për këtë lloj sjelljeje,
tërheqja e vëmendjes ndaj saj mund të përforcojë veprimin dhe të krijojë
vazhdim të mëtejshëm.
Injorimi në mënyrë aktive i sjelljes negative,
i shoqëruar me përforcimin e vazhdueshëm të sjelljes pozitive, i mëson fëmijët
se nëse duan që sytë tuaj t'i drejtohen atyre, ata duhet ta fitojnë atë duke
bërë më të mirën.
Ndërsa përforcimi pozitiv është
mënyra kryesore për të siguruar që fëmijët të përmbushin pritshmëritë tuaja,
vendosja e pasojave është e nevojshme për të parandaluar sjelljen e keqe.
Fëmijët do të kuptojnë dhe respektojnë rregullat tuaja kur pasojat dihen
paraprakisht, zbatohen vazhdimisht dhe në mënyrë proporcionale.
Qëllimi i vendosjes së pasojave është
të ndihmojë fëmijët të bëjnë përparim drejt modelimit të sjelljes që dëshironi
të shihni. Për të nxitur këtë rritje, pasojat duhet të kenë një lidhje të qartë
me sjelljen e përfshirë - për shembull, nëse një fëmijë po keqpërdor një lodër,
një pasojë e natyrshme do të ishte që ai nuk mund ta përdorë atë lodër për
pjesën tjetër të ditës.
Mund të jetë më e lehtë për fëmijët
dhe prindërit që të menaxhohet sjellja tek fëmijët nëse:
Zbulohen problematikat
Kuptohen shkaqet e problemeve
Ndërtohen strategji
Hartohet plan për menaxhim të problematikave tek
fëmijët nëse sjellja është e kombinuar mes shqetësuese dhe dëmtuese (ndaj
objekteve, vetes, të tjerëve).
Për shqetësime që nuk arrini ti menaxhoni
kërkoni këshillë tek psikologu.
Asnjë sjellje e fëmijës nuk është pa shkak.