Ky lloj çrregullimi është më i përhapur
tek fëmijët sesa tek të rriturit dhe ka mendime të ndryshme sa i përket
manifestimit në jetën e përditshme. Sipas ekspertëve, mendohet se SPD është
simptomë e diagnozave primare si: Çrregullimi i Spektrit të Autizmit,
Çrregullimeve të Vëmendjes, Hiperaktivitetit, Ankthit etj.
Simptomat
Disa shembuj nga simptomat e SPD përfshijnë;
ndjeshmëri të lartë apo të ulët në tinguj, veshje apo edhe teksturë të
ushqimit. Nëse një fëmije, veshjet i shkaktojnë parehati mbi lëkurë, drita
shkëlqen shumë, ndjen zhurmë të madhe, nuk ka balancë në ecje, nuk janë rehat
në luhatëse apo nuk hanë ushqime me tekstura të larmishme, konsiderohet me
hipersensitivitet. Mirëpo rastet në të cilat fëmija reagon dobët ndaj shqisave,
p.sh. nuk ndjen kur i rrjedhin hundet, nuk i pengon zhurma e madhe, gjen
interes në ndërrim të ndriçimit, rrotullohet dhe nuk ndjen marramendje, etj.
konsiderohet hiposensitiv.
Ky lloj çrregullimi është ende në studim e
sipër, por mendohet se ka lidhje me gjenetikën dhe çrregullimet
neurozhvillimore. SPD nuk ka medodë preventive pasi akoma nuk dihet shkaktari.
Përsa i përket terapisë SPD, preferohet të
fillohet puna me terapiste sa më herët. Secili trajtim është i personalizuar
për femijën në bazë të situatës dhe nevojës. Trajtimi përfishin mësimin e
kontrollimit të ndjeshmërisë ndaj një stimuli në situata të caktuara së bashku
me terapistin, i cili e ndihmon femijën gradualisht të mësojë reagimin shqisor.
Gjithashtu, rekomanduhet edhe bashkpunimi
me prindërit në mënyrë që trajtimi të jetë i vazhdueshëm dhe në përputhshmëri.