Shoqata për fëmijë me nevoja të veçanta Dua ylberin ka aktivitete të vazhdueshme prej vitit 2017 të shtrira në Shkup, Kumanovë, Saraj dhe Haraçinë. Kjo shoqatë ka në përbërje të stafit të saj; psikolog, logoped, punëtor social, defektolog, dietolog, si dhe bashkëpunëtor të fushave të tjera si avokat, gazetar, artistë etj.
Aktiviteti i Dua ylberin është i shtrirë në mënyrë aktive me terapi individuale në dy qendra; Shkup dhe Haraçinë. Kryesisht trajton fëmijë me nevoja të veçanta të moshës 18 muajsh – 18 vjeç, të cilët ndjekin orë individuale sipas nevojës që paraqitet nga fëmija. Gjithashtu punojmë edhe me të rritur.
Bashkëpunëtorët dhe përkrahësit tanë në vite janë të shumtë, po përmendim disa prej tyre; Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, komuna e Haraçinës, Fondacioni Albiz, EMI Italy, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, N.P. Parqet dhe Gjelbërimet Shkup, marketet Dia dhe Metro.
Numri më i madh i personave që frekuentojnë shërbimet e Dua ylberin janë fëmijët që janë të diagnostikuar me Çrregullimet e Spektrit të Autizmit, Sindromi Down, Paraliza cerebrale, ADHD, Epilepsia, Çrregullime të ndryshme të zhvillimit, Çrregullime në të folur, Çrregullime në të nxënë etj.
Përdorim metodat më të njohura për trajtim të fëmijëve me nevoja të veçanta (Applied Behavior Analysis (ABA), Treatment and Education of Autistic and related Communications Handicapped Children (TEACCH), Eye Movement Integration (EMI), ART terapi, terapi logopedike, PLAY terapi).
Gjithashtu për moshat fëminore, të rinjtë dhe të rriturit sipas nevojës që paraqesin mbajmë; këshillime psikologjike sipas Geshtallt Terapisë dhe Terapi Integrative sipas EMI terapisë.